Maqedoni
Korrupsioni, Koco: Përveç ligjeve duhet angazhim institucional
04.07.2021 16:35
Përveç rregullativës ligjore,lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të tërësishëm të institucioneve....

Përveç rregullativës ligjore,lufta kundër korrupsionit kërkon angazhim të tërësishëm të institucioneve dhe organeve kompetente që luftojnë koorrupsionin. Kështu vlerëson ekspertja juridike Vera Koco, sipas së cilës nuk mund ti ikim faktit se edhe në vendin tonë është i pranishëm korrupsioni. Sa i përket rregullativës ligjore ka përmirësime në kuptimin që në vitin 2019 u miratua Ligj i ri për mbrojtje nga korrupsioni dhe konfliktit të interesave, po nuk iu dha mundësia Komisionit për antikorrupsion ti dënojë rastet e korrupsionit thotë Koco.
“Nuk është e mjaftueshme vetëm rregullativa ligjore, duhet edhe një sistem gjithëpërfshirës që do të mund të shpie deri tek zvogëlimi i korrupsionit. Komisioni deri më tani ka treguar rezultate në marrjen e disa veprimeve, por rregullativa ligjore deri në fund nuk është siç duhet për asye që në Ligjin për parandalimin e korrupsionit dhe kofliktit të intersave, nuk janë të parapara sanksione që mund ti shqiptojë vet komisioni.”, tha Vera Koco, eksperte juridike.
Aspekti tjetër i korrupsionit është ajo penalo juridike dhe ndërhyrja dhe azhuriteti I prokurorisë dhe gjykatës penale.
“Aspekti tjetër i problemit është aspekti juridiko penal se nëse organet e ndjekjes punojnë mjaftueshëm në mënyrë efikas edhe nëse prokuroria në kohë e kryn punën e sajë dhe në fund gjykata penale.Komisoni nuk ka autorizime të tilla, ajo mund të zbulojë dhe parandalojë. Organet e ndjekjes duhet të veprojnë me azhuritet më të madh, prokuroria e cila mund të veprojë nga zërat, mund ti gjej kryerësit këtyre veprimeve korrupitve dhe kuptohet në fund duhet të ketë azhuritet edhe gjykata penale që duhet të sjell vendim.”, tha Koco.
Koco vlerson se pushteti,shoqëria në tërësi dhe sektori civil duhet ti kushtojnë më shumë vëmendje ngritjes së vetëdijes së qytetetarëve me qëllim që të kuptohet se ajo që paraqet korrupsion nuk jep benefite as për qyetarët e as për shtetin. Vetëm përmes dënimeve dhe njoftimit të opinionit se shteti po ndërmer masa dhe ka rezultate atëherë do të ngritet vetëdija tek qytetarët.
FLORIJE BELULI KAMBERI
