Maqedoni
Temperaturat tropikale, Qytetarët: Pishinat, shpëtim nga i nxehti
04.07.2021 17:03
Ritja e temperaturava të larta deri më 40 gradë celsisus I detyroi banorët e kryeqytetit të kërkojnë shpëtim nga nxehtësia nëpër pishina...

Ritja e temperaturava të larta deri më 40 gradë celsisus I detyroi banorët e kryeqytetit të kërkojnë shpëtim nga nxehtësia nëpër pishina. Pishina janë të hapura mirpo ende mbeten në fuqi rekomandimet e Ministrisë së Shëndetsis, si distanca dhe kapaciteti I ambintit të shfrytezohet deri më 50%.
Temperaturat tropikale, Limani: Qytetarët t’ju përmbahen masave
Mjekët rekomandojne se reziqet për tu infektuar janë të mëdha sidmos gjatë sezonës së verës, duke pasur parasysh edhe virusin Covid 19 I cili është një prej burimeve përcjellëse të sëmundjeve tjera.
“Problemi është se pishinat janë një mjet freskues ose zonë freskuese për të gjithë mirpo është edhe burimi I shumë sëmundjeve. Duhet të këmi kujdes. Numri I të frekuentuarve në një pishim, me ëfar kapaciteti është, dhe mund të ndodh që një njeri I sëmur që ta kontaminoj atë ujë dhe të sëmurën njerëzit e tjerë. Në aspektin tjetër është edhe kontakti që ne jëmi në zonën e pandemisë të gripit actual që ishte Covidi I cili mund të jetë një prej burimeve për përcjellje. Si sëmundje më të rezikshme që mund të paraqiten janë sëmundjet të sistemit gastrointensinal edhe sistemit të frymëmarjes të sipërm. Si ndezje të fytit, veshëve.”, tha Sedat Limani, mjek.
Nga minsitria e Shëndetsisë janë shpallur edhe disa rregulla që mos të përdoren dhomat e zhvesjes por hapsira e pishinës si dhe terracat. Të gjithë ata që hyjnë në hapsirën e pishinës duhet të mbajnë një maskë personale për fytyrën. Matja e temperaturës në hyrje të pishinës, dezinfektimi i duarve si dhe përdorimi I klorit në uji me një sasi të caktuar. Studiuesit kanë treguar se virusi mund të mbijetojë në ujë në temperaturë dhome deri në 12 ditë por deri më sot nuk ka pasur raste te regjistruara të transmetimit të virusit tek njërëzit. Rreziku I kapjes së virust kur jeni në ujë është shum I ulut,por më I madh është nga njerzit që janë afër nesh.
SEDAT SELIMI
