Botë

Filipine, 31 të vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak

04.07.2021 12:33

31 persona kanë humbur jetën ndërsa, 50 persona janë nxjerrë të gjallë...

31 persona kanë humbur jetën ndërsa, 50 persona janë nxjerrë të gjallë si pas rrëzimit të një avioni ushtarak në jug të Filipineve.           
                                                       
Ngjarja ndodhi rreth orës 11 e 30 me orën lokale pak kilometra larg qytezës së Jolosë. Avioni ushtarak i transportit me 92 persona në bord, nuk arriti të kryente uljen në pistën e aeroportit të vogël ushtarak. Ulja e pakontrolluar ndodhi disa metra larg saj, në një zonë pyjore, pranë një lagjeje të banuar. Shkaqet e tragjedisë janë ende të paqarta. Autoritetet përjashtojnë për momentin mundësinë e një sulmi nga rebelët ekstremistë islamikë të zonës, ndërsa dyshojnë për një defekt, si shkak të tragjedisë. 
 
Shumica e pasagjerëve të këtij aeroplani ishin persona që sapo kishin diplomuar nga ushtrimet bazike ushtarake dhe po udhëtonin drejt një ishulli për t’iu bashkuar një taskë-force që lufton terrorizmin në këtë rajon me shumicë myslimane.