Maqedoni
Shoqata “Fortesa” realizoi projektin “Dasma tradicionale e Kërçovës”
04.07.2021 17:30
Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Kërçovës, shoqata Fortesa realizoi edicionin e 7-të të manifestimit “Dasma tradicionale e Kërçovës”...

Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe komunës së Kërçovës, shoqata Fortesa realizoi edicionin e 7-të të manifestimit “Dasma tradicionale e Kërçovës” që kësaj radhe u mbajtë në fshatin Leshnicë të Kërçovës.
Manifestimi “Dasma tradicionale e Kërçovës” që sivjet u mbajtë në fshatin Leshnicë të Kërçovës, në mënyrë dinjitozeprezentoinjë program të ngjeshur artistik, me një përmbajtje etnokulturore që synon ruajtjen dhe afirmimine vlerave tradicionale të trevës së Kërçovës.
Për vlerat dhe specifikat e këtij thesari dhe prezentimin autentik të melosit burimor të Kërçovës, për vallet e grave dhe të burrave, kostumografinë shqiptare të kësaj treve, doket, zakonet dhe ritet dasmore të kësaj ane, të cilat i promovon denjësisht shoqata Fortesa, me synimin për ti sjellë ato në formën origjinale tek gjeneratat e reja, folën valltari Bekim Mehmedi, historiani Ilmi Veliu dhe kreu i Kërçovës Fatmir Dehari.
Në qendër të vëmendjes të këtij manifestimi të realizuar në kushte më të relaksuara pas krizës me pandeminë globale, ishte rituali i shtypjes së qyqrrës dhe këngët lirike të grave që përçojnë mesazhe subtile për nusen dhe dhëndrrin, vallet popullore të grave dhe të burrave ku spikatet edhe veshja tradicionale e kësaj treve.
Këto vlera të trahëgimisë tonë kulturore, e tërhoqën vëmendjen e gjeneratave të reja, e sidomos të atyre nga diaspora, të cilët u njohën për së afërmi me specifikat e këtij evenimenti tradicional të dasmës kërçovare. Ky projekt i shoqatës “Fortesa” që ka për qëllim ruajtjen dhe afirmimin e këtij thesari burimor, është financuar nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës.
SHABAN DALIPI
