Maqedoni
Mbillen pesë milionë fidanë në Maqedoni
03.12.2014 09:07
Mbi pesë milionë fidanë do të mbillen në sipërfaqe prej 1.107 hektarë nëpër territorin e mbarë Maqedonisë...

Mbi pesë milionë fidanë do të mbillen në sipërfaqe prej 1.107 hektarë nëpër territorin e mbarë Maqedonisë, në suaza të aksionit të 14-të "Dita e drurit-mbille ardhmërinë tënde", që po mbahet nën moton "Stop për katastrofat".
Për masivitet më të madh të aksionit, qeveria ditën e sotme e shpalli ditë jopune, ndërsa komunat organizojnë transport falas deri në lokacionet ku do të gjelbërohen.
Drunj sot do të mbjellin presidenti, Gjorge Ivanov, ministrat, anëtarët e qeverisë, deputetët, anëtarët e ARM-së, nxënësit etj.
Aksioni "Dita e drurit" realizohet për të shtatën herë me radhë. Filloi në muajin mars të vitit 2008 dhe deri tani janë mbjellë rreth 50 milionë fidanë.
