Maqedoni
Parashikimi i motit
05.07.2021 09:06
Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare....

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Në pjesët jugore do të ketë më shumë periudha dielli. Në orët e mesditës dhe të pasdites do të ketë vranësira të rritura dhe kryesisht në pjesët veriperëndimore paraqitje të shiut afatshkurtër lokal dhe bubullima të rralla.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 36 gradë celcius.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira, nga orët e mesditës me kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima. Temperatura minimale do të jetë rreth 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë në 32 gradë.
Gjatë ditëve të ardhshme, moti pritet të jetë me diell dhe temperaturat të larta. Të enjten dhe gjatë fundjavës pritet të ketë reshje të shiut.
