Botë
Kanadaja në “luftë” me zjarret, temperaturat e larta vazhdojnë
05.07.2021 09:29
Zjarret po përfshijnë gjithnjë e më shumë zona në Kanada...

Zjarret po përfshijnë gjithnjë e më shumë zona në Kanada ku aktualisht në pyje ka të paktën 174 zjarre, prej tyre 80 kanë shpërthyer gjatë dy ditëve të fundit, njoftojnë autoritetet e krahinës perëndimore të Kanadasë. Një trupë e ndërhyrjes me 350 ushtarë si dhe një avion transporti e dy helikopterë të tipit Chinook janë nisur në rajon, për të mbështetur forcat e zjarrëfikëseve. Gati 50 gradë Celsius është matur temperatura në Lytton, përpara se fshati me 250 banorë të digjej tërësisht. Edhe për ditët në vazhdim parashikohen temperatura shumë të larta në British Columbia.
Zjarre edhe në SHBA
Më në jug, në shtetet e SHBA-së Uashington dhe Oregon po ashtu dominojnë tempraturat e larta në vlera rekord mbi 40 gardë Celsius. Në Veri të Kalifornisë janë mobilizuar qindra zjarrëfikës për të kufizuar zjarret në pyje. Nga zjarri janë djegur thuajse 40.000 hektarë.
