Maqedoni
Situata me “Delta”-n, KSI vendosi: S’ka restrikcione
05.07.2021 11:20
Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot për të diskutuar për situatën me pandeminë Covid-19....

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse është mbledhur sot për të diskutuar për situatën me pandeminë Covid-19.
Theks i veçantë i është vënë variantit Delta të virusit korona, variantit më të përhapur së fundmi në botë.
Pas analizës së situatës në vend, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse ka vlerësuar se situata është stabile dhe nuk ka rekomanduar masa shtesë restriktive. Nga Komisioni thonë gjithsesi se do ta ndjekin situatën me kujdes.
