Botë
Shembet edhe pjesa e mbetur e ndërtesës në Miami
05.07.2021 11:42
Pjesa tjetër e ndërtesës që u shemb në Florida më 24 qershor u shkatërrua brenda natës përmes shpërthimeve të vogla të kontrolluara....

Pjesa tjetër e ndërtesës që u shemb në Florida më 24 qershor u shkatërrua brenda natës përmes shpërthimeve të vogla të kontrolluara. Një pjesë e bllokut 12-katësh u shemb më 24 qershor, ku deri më tani bilanci është 24 viktima dhe 121 janë zhdukur. Struktura e paqëndrueshme e mbetur, e cila nuk përmbante trupa, u shkatërrua në mënyrë që përpjekjet e kërkimit të mund të vazhdonin në mënyrë të sigurt. Asnjë i mbijetuar nuk është nxjerrë nga rrënojat në vendin në Surfside që nga orët e para pas shembjes së strukturës.
Ky operacion erdhi pasi shqetësimeve të ngritura rreth Stuhisë Tropikale Elsa që po afrohet, e cila mund të arrijë në Florida të martën.Autoritetet vendosën të prishin ndërtesën 12-katëshe nga frika se mund të shembet gjatë kalimit të stuhisë tropikale Elsa.
