Maqedoni

Dukshmëria në rrugët në Dibër është zvogëluar deri në 50 metra

03.12.2014 09:18

Për shkak të mjegullës, dukshmëria në rrugët në Dibër është zvogëluar deri në 50 metra...

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, njofton në raportin e mëngjesit Qendra informative e Ndërmarrjes publike “Rrugët e Maqedonisë”.
 
Në gryka ka mundësi për shembje të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan ­ Dellçevë, Vinicë ­ Berovë, Mavrovë ­ Dibër ­ Strugë, Demir Kapi ­ Udovë dhe Katllanovë ­ Veles.
 
Pjesëmarrësve në komunikacion u rekomandohet kujdes në drejtimin e automjetit, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor, si dhe shpejtësi të adaptuar sipas kushteve në rrugë.