Botë

Joe Biden: Beteja ndaj Covid-19, është në fund

05.07.2021 12:39

Presidenti, Joe Biden, ka siguruar popullin amerikan se është “më afër se kurrë” që të shpallë “pavarësinë” nga koronavirusi....

Presidenti, Joe Biden, ka siguruar popullin amerikan se është “më afër se kurrë” që të shpallë “pavarësinë” nga koronavirusi. Megjithatë, ai tha se beteja me COVID-19 ende vijon, derisa t’i nënshtrohet secili procesit të vaksinimit, për ta larguar përfundimisht këtë të keqe.

“Jemi më afër se kurrë të shpallim pavarësinë nga virusi. Vaksinohuni për veten tuaj, për të dashurit tuaj, për komunitetin tuaj dhe për vendin tuaj.”, tha Joe Biden, presidet i SHBA-ve.
 
Britania dhe Singapori lirojnë masat
 
Edhe Singapori po i rikthehet normalitetit. Nuk janë raportuar rastet e reja. Ky është shteti i parw në botë që nuk ka regjistruar raste të reja me Covid19.  Britania e Madhe ka paralajmëruar heqjen e kufizimeve të COVID-19 deri më 19 korrik. 
 
“Argumenti ekonomik për hapjen e vendit tashmë dihet, por për mua argumentet shëndetësore janë po aq urgjente.”, tha Sajid Javid, ministri i ri i shëndetësisë-Britani. 
 
Sierra Leone dhe Norvegjia shtrengojnë masat
 
Ndryshe nga SHBA-të dhe Britania, Norvegjia do të shtyjë kufizimet për shkak se varianti Delta i Covid19-tës, me çka  mund të shkaktojë një valë të katërt infeksionesh në vend.  
 
“Ekziston rreziku që varianti Delta të shkaktojë një valë të katërt të infeksionit në pjesën e pavaksinuar të popullsisë, midis atyre që kanë marrë vetëm një dozë ose janë në grupe të prekshme.”, tha Erna Solberg, kryeministrja e Norvegjisë.
 
Edhe Sierra Leone vendos masa rigoroze. Pas rritjeve të rasteve të reja është vendosur sërish ora policore, si pjesë e masave parandaluese kundër koronavirusit,. Edhe pse ka filluar vaksinimi kundër Covid-19, shumë shtete po vazhdojnë të regjistrojnë edhe më tej viktima e raste të reja të infektuara me këtë virus. 
 
Covid-19/ rreth 4 milion viktima në botë
 
Rreth 4 milionë persona vlerësohet se kanë vdekur deri tani si pasojë e këtij virusi. 3 milion e 989 mijë e 966 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në botë. Sipas faqes botërore të statistikave, ëorldometers.info, 184 milionë e 416 mijë e 587 janë infektuar me koronavirus, ndërsa 168 milionë e 742 mijë e 97 persona janë shëruar nga ai. 
 
FARIJE DAUTI BAKIU