Maqedoni

KSI: Nuk ka masa kufizuese, prioritet vaksinimi

05.07.2021 14:50

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka rekomanduar të vendosen masa të reja kufizuese...

Komisioni për Sëmundje Infektive në mbledhjen e sotme nuk ka rekomanduar të vendosen masa të reja kufizuese për shkak të përhapjes së virusit Delta pasi siç theksojnë, situata është nën kontroll. KSI ka arritur në përfundimin se prioritet për momentin është vaksinimi. Ndryshe, ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, tha se nëse stina e verës vazhdon sikur deri tani, nuk do të ketë nevojë për masa shtesë kufizuese. 
 
Përderisa autoritetet shëndetësore theksojnë se prioritet ngelet iminizimi I popullësisë  nga sot ka filluar vaksinimi I mësimëdhënësve  ndërsa nga java e ardheshme  pritet imunizimi I punonjësve në institucionet e arsimit të lartë.
 
“Unë jamë vaksinuar para se gjithash për veten time për arsye se tani do të kthehem të punojë me nxënësit me prezenc fizike, të mbrojë vetveten por edhe të tjerët”...
 
“Si ka ardhur tani një kohë pa vaksinë nuk do të mund të shkojmë askund, as nuk do të mund të punsohesh këshut që patjetër e kemi”.. 
 
“Po, jamë vaksinuar me vaksinën kineze që të mbrohemi  pasi që gjith po vaksinbohen edhe ne.”, thanë qytetarët.
 
Deri më tani vaksinimi po rrjedh pa problem,  ndersa interesimi  për tu imunizuar  po shënon rritje  gjithnjë e më të madhe.
 
“Po vaksinojmë me vaksinën Sinovak.  Sic po e shihni interesimi i qytetarëve  është I madh. Apeloj deri tek qytetarët që duan të vakcinohen të paraqiten në web faqen vakcinacija.mk për të marë termin.”, tha një mjek.
 
COVID 19: Asnjë viktimë, 5 të infektuar, 27 të shëruar 
 
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1650 teste prej të cilave 6 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19 dhe atë në Shkup 5 dhe një në Kërçovë. Nga Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 27 pacientë të shëruar. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë.
 
REJHANE BUSHI METAJ