Maqedoni

Publikohen rezultatet e maturës shtetërore, Naumovska: Nota mesatare 3.61

05.07.2021 15:06

Nota mesatare nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore që u mbajtën më 5 dhe 11 qershor është 3.61...

Nota mesatare nga dy provimet eksterne të maturës shtetërore që u mbajtën më 5 dhe 11 qershor është 3.61, që është më e lartë se ajo e vitit 2019, kur nota mesatare ishte 3.48. Duke prezentuar rezultatet drejtoresha e qendrës shtetërore të provimeve Elizabeta Naumovska tha se nëse këtë rezultat të përqindjes e rrumbullakojmë me note,  atëherë kjo do të thotë që  nota e maturës shtetërore  për këtë vit del të jetë katër. 
 
“Kjo dëshmon se maturantët edhe pse në kushte të vështërsuara kanë arritur rezultate më të mira dhe dëshmuan se kjo është e mundur edhe me mësim online. Kësaj gjenerate të maturantëve iu mundësua të testohen në bazë të programeve të shkurtuara.”, tha Elizabeta Naumovska nga qendra shtetërore e provimeve.
 
Ndryshe 10 mijë e 647 nxënës iu nënshtruan provimit në gjuhën maqedonase dhe letërsi ku nota mesatare ishte 3.93 apo më e lartë se në vitin 2019 kur nota mesatare ka qenë 3.69. Provimit të gjuhës dhe letërsi shqipe i janë nënshtruar 3873 nxënës, ndërsa nota mesatare është 3.59 apo më e ulët se në vitin 2019 kur nota mesatare ka qenë 3.85. Provimit të matematikës i janë nënshruar 1510 maturant ndërsa kan marr notë mesatare mbi katër apo më të lartë se në vitin 2019 kur ishte 3.66. Maturantët kanë të drejtë ankese në rezultatet e publikuara në afat prej tri ditësh. Ata që e kanë kaluar provimin e maturës mund të regjistrohen në fakultete, të tjerët do të kenë munësi që ti nënshtrohen provimit të maturës më 11 dhe 13 gusht.
 
GYLTENE SINANI