LSDM: Do ta pranojmë rezolutën e VMRO-DPMNE-së
LSDM do të pranojë Rezolutën e paraqitur në Kuvend....

LSDM do të pranojë Rezolutën e paraqitur në Kuvend nga opozita VMRO-DPMNE për mbrojtjen e vijave të kuqe gjatë procesit të negociatave me Bullgarinë. Zëdhënësi i LSDM-së Kosta Kostadinov tha se si shumicë parlamentare e përgjegjshme do pranojnë rezolutën e VMRO-DPMNE dhe me këtë përcjellin edhe një herë porosinë se identiteti dhe gjuha maqedonase janë temë e mbyllur.
“Si shumicë e përgjegjshme do ta pranojm rezolutën ashtu siç është paraqitur në media. Me këtë do të kisha dashur ti njoftoj qytetarët se dalin në shesh në plotëkuptimin e fjalës të gjitha gënjejshtrat që i publikon Hristian Mickoski dhe VMRO-DPMNE sa i përket tradhtisë kombëtare, për sa i përket rrezikimit të gjuhës dhe identitetit tonë maqedonas. Dërgojm porosi se identitetit dhe gjuha maqedonase janë çshtje të mbyllura” – tha Kostadin Kostadinov nga LSDM.
Rezoluta mund të jetë politikisht e dobishme, vlerësoi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Milloshoski pas takimeve me partitë më të vogla në Kuvend.
“Nëse partitë politike bashkohen rreth një rozulute të përbashkët do të jetë e dobishme për Maqedoninë, për shoqërin maqedonase që të mos ketë poralizime shtes. Gjithashtu vlerësojmë se mund të jetë e dobishme edhe në suaza të BE-së që ti paraqes në mënyreë serioze dhe të drejtë pozicionet e Maqedonisë së pjesë e kulturës Evropiane” – u shpreh Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE.
Rezoluta e VMRO-DPMNE-së, dritë jeshile edhe nga partitë e vogla
Mbështetje për rezolutën paralajmeruan edhe partitë më të vogla që janë në koalicion me LSDM-në.
“Ne sugjerojmë të hapet debat dhe të ndërtohet konsesus politik reth çështjeve tona strategjike dhe nacionale” – tha Pavle Trajanov nga LD.
“Me të vërtetë teksti është korrekt. Është në drejtim të asaj që ka konsensus të përgjithshëm, jo vetëm në kuvend por edhe në shoqëri” – theksoi Maja Moraçanin nga RDM.
“Teksti është në pëgjithësi mirë, vetëm mund të ketë proces të harmonizimit lidhur me finesat ose çështje që duhet të përfshihen” – tha Monika Zajkova nga PDL.
VMRO-DPMNE në këtë temë pritet të diskutojë edhe me BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët –Alternativa. Por për Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, rezoluta ka për qëllim përfitimin e pikëve politike para zgjedhjeve.
Nga e majta thonë se do ta pranojnë rezolutën, nëse partia e Mickoskit e pranon deklratën e tyre që ka të bëjë me çështjen e njejtë. (Sanije Duraku, TVM2)
