ASH, dega Kumanovë: Parku i qytetit i lënë pas dore

05.07.2021 15:35

Ky park as nuk mirëmbahet, as nuk pastrohet, e aq më pak të dekorohet...

“Parku ku jemi sot ka vetëm një faj, ndodhet në një lagje të banuar me shqiptarë. Ky park jo vetëm që nuk ka fusha sporti e pishinë, por nuk ka as edhe pamjen e parkut. Ky park as nuk mirëmbahet, as nuk pastrohet, e aq më pak të dekorohet. I dëgjojmë shpesh duke thënë se janë për ambient të pastër, për natyrë, se parqet nuk ndahen në baza etnike. Por i pyesim publikisht, përse nuk investoni që edhe këtë park ta shfrytëzojnë të gjithë, ani se banorët lokal janë shumica dërmuese shqiptarë” – pyesin nga ASH, dega Kumanovë.