Maqedoni

Kuvend, VMRO dhe “E Majta” me interpelancë ndaj Xhaferit

05.07.2021 15:40

VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, kanë parashtruar interpelancë ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi...

VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, kanë parashtruar interpelancë ndaj kryeparlamentarit, Talat Xhaferi. Arsyet sipas deputetëve Gordana Siljanovska Dafkova dhe Dimitar Apasiev janë sepse kryetari i kuvendit Talat Xhaferi në Parlamentin Evropian ka mbajtur fjalim vetëm në gjuhën shqipe, mënyra e zbatimit të gjuhës shqipe si dhe votimi i deputetëve në Kuvend.

“E para të gjithë e dini se në PE z.Talat Xhaferi foli në gjuhën shqipe, harroi kushtetutën. Së fundmi ne të gjitha materialet përfshi edhe ligjet i marrim në dy kolona, në anën e majtë në maqedonisht në anën e djathtë në shqip. Tani diçka e përmirësuar fillimisht shkon teksti në maqedonisht pastaj në shqip. Nuk e di se kush është inovatori izgjidhjeve të këtilla, por me përgjegjësi them se nuk kanë as bazë juridike.”, tha Gordana Siljanovska Dafkova nga VMRO-DPMNE.

“Ai ka injoruar gjuhën maqedonase në cilësinë e kryetarit të kuvendit para komitetit për punë të jashtme pranë PE kur foli vetëm në gjuhën shqipe me çka ka shkelur kushtetutën. Arsyeja e dytë është që po zbatohet një fenomen i panjohur deri më tani i ngushtimit të gjuhës maqedonase nga kuvendi, përkatësisht nga materialet e punës të cilat na dorëzohen në dy gjuhë.”, tha Dimitar Apasiev, “E Majta”.
 
Arsyeja e tretë sipas deputetëve Siljanovska Dafkova dhe Apasiev është sespse Xhaferi ka lejuar që dy deputet e sëmurë nga virusi korona të votojnë me skafanderë. Nga kabineti i kryeparlaentarit Xhaferi akoma nuk ka qendrim rreth interpelances ndaj tij.  
 
NAIM RAMADANI