Maqedoni

Shënim i Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet

03.12.2014 09:30

Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet - 3 nëntori, sot në Shkup do të mbahet koncert humanitar tradicional "Duartrokitje"...

Në kuadër të shënimit të Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet - 3 nëntori, sot në Shkup do të mbahet koncert humanitar tradicional "Duartrokitje", tryezë të rrumbullakët dhe promovim të filmit "Sekondat më të gjata".
 
Nën moton "Dua të këndojë, mundem të këndojë - dua të ekzekutoj, mundem të ekzekutoj dhe dua të luaj mundem të luaj" në Sallën universale do të mbahet koncerti humanitar tradicional "Duartrokitje". Koncerti është në organizim të shoqatës humanitare "Mbretëresha Esma dhe Stevo Teodosievski" në partneritet me Sallën universale, ndërsa do të performojnë fëmijë nga shkollat e posaçme, institucionet dhe shtëpitë e posaçme në Republikën e Maqedonisë. Mbështetës i koncertit të tretë humanitar "Duartrokitje" është ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov.
 
Në organizim të Institutit për defektologji pranë Fakultetit filozofik në Shkup dhe Këshillit kombëtar të organizatave të invalidëve të Maqedonisë dhe anëtarët e saj në Rektoratin e USHCM do të mbahet ryezë e rrumbullakët në të cilën do të marrin pjesë ministrat i Arsimit dhe Shkencës dhe ai i Punës dhe Politikës Sociale, Abdilaqim Ademi dhe Dime Spasov.
 
Qendra për sindom Daun, Ditën ndërkombëtare të personave me pengesa do ta shënojë me promovimin e filmit "Tre sekondat më të gjata" në Kinotekën e Maqedonisë. Filmi është i Eftim Trajçov Gjaurskit, ndërsa në rolin kryesor është 21-vjeçari Goce Marinkovski, person me sindom Daun nga Shtipi. Filmi flet për disa aspekte nga jeta e personave me sindom Daun në mjedisin tonë, raporti i personave të tjerë ndaj tyre dhe ashpërsia me të cilën shumica çdo ditë ballafaqohen.
 
Pjesë e manifestimit do të jenë edhe fotografitë e Dragan Gajiqit, Maja Argakijevës, Lidija Najdovskës dhe Maja Janevska-Ilievit, të cilat për herë të parë u ekspozuan më 21 mars, Ditën botërore të sindomit Daun./MIA