Hoxha, ndërgjegjësim i qytetarëve për fitosanitarinë

05.07.2021 16:30

Ministria e Bujqesise se bashku me sektorin per bashkepunim i Bashkimit Europian.....

Ministria e Bujqesise se bashku me sektorin per bashkepunim i Bashkimit Europian kane filluar nje sere aktivitetesh per ndërgjegjësimin e publikut në sferën e fitosanitarisë.

Ministri Arianit Hoxha thote se  reformat dhe modernizimi në sektorin e bujqësisë janë një proces i vazhdueshëm dhe përfaqësojnë një nga detyrimet në rrugën e integrimit evropian, ndërsa rezultatet e arritura janë përmirësimi i jetës së kafshëve, sigurinë e ushqimit.

“Do të doja të dërgoja një mesazh të qartë se kush do që të shfrytëzojë një product për mbrojtjen e bimëve do të duhet të kalojë një numër të caktuar të orëve dhe të paiset me licencë për përdorimin e pesticideve. Aktualisht po përballemi me sfida në përmbushjen e kërkesave fitosanitare për produktet bujqësore. Bëhet fjalë për një legjislacion tej kompleks i cili ka inkorporuar  kufizuese për hyrjen e produkteve në tregjet europiane”  - tha Ministri i MBPEU, Arijanit Hoxha.

Sa i perket problemit me duhanprodhuesit, Ministri Hoxha thote se sektori i bujqesise i ka tejkaluar edhe premtimet e saja dhe qëndrojnë në atë se cmimi mesatar për një kilogram duhen të jetë 180 denarë. (Fitim Kryeziu, TVM2)