Fati i pr/ligjit për shtetësi, Dauti: Ligji për shtetësi do kaloj patjetër
Opozita shqiptare është e vendosur që të miratojë propozim ligjin për shtetësi....

Opozita shqiptare është e vendosur që të miratojë propozim ligjin për shtetësi, të dakorduar me Qeverinë, përkundër bllokimit të këtij projekti nga opozita mqedonase VMRO DPMNE dhe E Majta.
Pengesa bëhet për qëllime elektorale, thotë deputetja e ASh-së Ilire Dauti sipas së cilës është koha për një plan B, për të zhbllokuar ligjin.
“Ky ligj do të kalojë patjetër për shkak se nevojat e qytetarëve janë të tilla saqë janë të domosdoshme dhe është koha për t’u zgjidhur. Si duket janë shumë eksponentë politik të cilët mendojnë se nga miratimi i ligjit për shtetësi para zgjehdjeve lokale mund të përfitojë opozita shqiptare dhe sigurisht qytetarët që janë pa shtetësi.” – tha deputetja e ASH-së, Ilire Dauti.
Apasiev: Jemi të vendosur ta bllokojmë
Edhe opozita maqedonase deklaron se është e vendosur në qëllimin për të bllokuar këtë projekt ligj. Konsideron se rifutja e pr/ligjit në procedurë parlamentare me shenjën e BE-së, nuk mund të ndodh.
“Po ne jemi të vendosur që të bllokojmë këtë ligj. Nëse merret një hap I tillë që ligji të futet me shenjën e BE-së atëherë kjo do të tendos situatën për Qeverinë dhe kryeparlamentarin pasi nuk ekziston regullativë që regullon ato kushte. Mendoj se është vetëm blof i opozitës shqiptare. Nuk besoj se ndonjë ministër do të guxoj ta bëj këtë pasi është vepër penale.” - u shpreh Dimitar Apasiev, nga “E Majta”.
Opozita maqedonase e kryesuar nga VMRO DPMNE, gjatë premtes bllokoi shqyrtimin e këtij propozim-ligji në komisionin për Mbrojte dhe Siguri përmes vërrjetjeve procedurale.
Sipas deputetëve të VMRO-së dhe të Majtës, anëtarë në komisionin për Mbrojtje dhe Siguri propozim ligji është i panevojshëm, populist dhe ka shumë lëshime procedurale. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
