Botë
Numri i viktimave në konfliktin në Siri është mbi 200 mijë
03.12.2014 09:36
Numri i viktimave nga lufta qytetare në Siri është mbi 200 mijë, kumtoi Qendra joqeveritare siriane për të drejtat e njeriut.

Qendra saktëson se ka dokumentuar vdekjen e mbi 63 mijë civilëve. Drejtori i mbikëqyrësit sirian për të drejtat e njeriut, Remi Abdel Rahman, tha se më shumë se 10 mijë nga të vdekurit në më pak se katër vitet e fundit, janë fëmijë.
"Numri ndoshta është edhe më i madh se 200 mijë", tha Abdel Rahman.
Ai ka theksuar se 200 mijë persona të tjerë po mbahen në burgjet siriane, duke përfshirë këtu edhe numrin prej 20 mijë personash që konsiderohen të zhdukur./MIA
