Maqedoni
Samiti i Berlinit, Zaev: Bashkëpunimi rajonal faktor kyç drejt BE-së
05.07.2021 18:26
Berlini sot nikoqire e samitit të tetë të procesit të Berlinit...
Berlini sot nikoqire e samitit të tetë të procesit të Berlinit, kur pritet të definohet tregu I përbashkët I ballkanit perëndimor.
Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruars e vetëm nëpërmjet rajonit të integruar mund të lëvizim drejt BE-së. Ai ka pohuar faktins e Procesi I Berlinit ka ndikuar ndjeshëm në lëvizjen e vedneve të ballkanit drejt BE-së, ndërkohë ka shprehur gadishmërinë qe përmbushjes ë katër shtyllave të BE-së.
“Angazhohemi për lëvizje të lirë të mallrave, shërbimeve, njerëzve si dhe kapitalit. Qeveria e Maqedonisë së Veriut plotësisht është e përkushtuar në integrimin rajonal ekonomik. Zgjerimi I BE-së është synim strategjik I vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gjith liderët e rajonit jemi të mendimit që bashkëpunimi rajonal është factor kyç, por jo edhe zëvendësim I anëtarësimit në BE ”, është shprehur Zaev.
Pritjet janë që Samiti I Berlinit të definojë edhe pespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor, ka deklaruar kancelari austriak Sebastijan Kurc. Sipas tij ballkani perëndimor gjendet shumë afër Austrisë dhe padyshim jemi të lidhur në më shumë aspkete si ekonomike, kulturore dhe politike, andaj jemi mjaft të interesuar për stabilitetin e ballkanit perëndimor.
Nikoqirja e samitit, kancelarja gjermane Angela Merkel ka falënderuar gjitha vendet si dhe BE-në të cilët kanë ndihmuar procesin. Në samit të pranishëm ishin kryeministrat të Greqisë, Kroacisë, Sllovenisë, Italisë dhe Bullgarisë si dhe presidenti I Francës Emanuel Makron dhe kancelari i Austrisë Sebastijan Kurc. Rezultate konkrete nga Procesi I Berlinit janë heqja e roamingut si dhe zgjerimi I infrastrukturës për transport dhe lidhje me koridoret europiane.
Komisioni europian deri më tani vendeve të ballkanit perëndimor I ka ndarë mbi një milliard euro për realizimin e Projekteve të Procesit të Berlinit.
MERAL ISMAILI
