Botë
Obama, kërkon 18 miliardë dollarë kundër Ebola-s
03.12.2014 09:44
Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë thirrje kongresit që para festave të fundvitit të miratojë kërkesën prej 6.18 miliardë dollarësh...

Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka bërë thirrje kongresit që para festave të fundvitit të miratojë kërkesën prej 6.18 miliardë dollarësh, për ta financuar luftën kundër Ebolës në Afrikën Perëndimore.
Thirrjen e tij, Obama e ka përsëritur teksa e ka vizituar të martën Institutin Kombëtar të Shëndetit të Uashington.
Sipas presidentit amerikan, strategjia e SHBA-ve kundër sëmundjes Ebola tashmë ka dhënë disa rezultate, por, sipas tij, lufta ndaj kësaj sëmundje ende është larg.
Rreth 6 mijë persona deri më tani kanë vdekur nga sëmundja Ebola dhe atë kryesisht në Guinea, Liberi dhe Sierra Leone. Numri i personave të infektuar nga kjo sëmundje, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e ka kaluar numrin prej 17 mijë.
