Maqedoni
Parashikimi i motit
06.07.2021 09:03
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash...

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri 19 gradë celcius, ndërsa ato maksimale do të jenë në interval prej 27 deri 38 gradë celcius. Indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 18, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri 34 gradë.
Deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxhetë, me rritje të temperaturave ditore.
