Maqedoni
“27 Prilli”, sot fjalët përfundimtare
06.07.2021 09:22
Mbrojtja dhe të pandehurit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup...

Mbrojtja dhe të pandehurit në rastin “Organizatorët e 27 prillit” sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup duhet të thonë fjalët përfundimtare.
Të pandehurit, ish-kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish-Ministrat e Transportit dhe Lidhjeve dhe Arsimit, Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish-drejtori i DSK-së, Vladimir Atanasovski, akuzohen për “Rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”.
Këshilli penal për këtë çështje drejtohet nga gjyqtari Ilija Trpkov, ndërsa prokuroria përfaqësohet nga Vilma Ruskovska.
Në seancën e fundit, fjalët përfundimtare i tha prokurorja Villma Ruskovska. Sipas saj në të gjutha seancat paraprake, saktë u dëshmua se personat e pandehur janë organizatorët e sulmit në Kuvend.
