Maqedoni
VMRO-DPMNE do të diskutojë rezolutën me BDI-në, ASh-AAA-në dhe të Majtën
06.07.2021 09:35
Përfaqësuesit e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE do të takohen sot në Parlament me deputetë nga Aleanca - Alternativa....

Përfaqësuesit e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE do të takohen sot në Parlament me deputetë nga Aleanca - Alternativa, BDI dhe e Majta, për të diskutuar miratimin me një konsensus të gjerë të rezolutës mbi pozicionet e shtetit në lidhje me integrimin evropian dhe negociatat me Bullgarinë.
VMRO-DPMNE-në në takim do të përfaqësojnë Nikolla Micevski dhe Antonio Milloshoski . BDI përfaqësohet nga nga Arbër Ademi, ASH-AAA nga Halil Snopçe dhe e Majta nga Dimitar Apasiev.
