Maqedoni

Vërtetohet edhe një rast me variantin Delta në RMV

06.07.2021 11:01

Në vend është regjistruar edhe rasti i tretë me Delta, i ashtuquajturi varianti indian i virusit korona.  
 
Në vend është regjistruar edhe rasti i tretë me Delta, i ashtuquajturi varianti indian i virusit korona.  
 
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se "gjatë ditës së djeshme është vërtetuar edhe një pacient. Është i shtrirë në Spitalin në Veles, por ka pasqyrë të lehtë. Presim edhe analizat për katër pacientë, ku njëri nga ata është në gjendje më të rëndë dhe janë të shtrirë në Shkup”, tha Filipçe duke sqaruar se  analizat që bëhen janë për variantin britanik, nëse konfirmohet se ky variant nuk është i pranishëm, atëherë shkohet me analiza shtesë për variantin Indian.
 
Lajm i mirë është se këto raste nuk kanë pasur kontakt me njëri-tjetrin. Nuk ka ende informacione se a bëhet fjalë për rast të riinfeksionit por dihet që asnjëri nga ata nuk është i vaksinuar. Rezultatet e testimit do të dihen deri në fund të ditës.