Maqedoni

Medreseja “Isa Beu” në Shkup e pa akredituar, Fetahu: Të rregullohet statusi i Medresesë

06.07.2021 13:30

Maturantët e medresesë Isa Beun në Shkup morën diplomat për përfundimin e shkollës së mesme....

Maturantët e medresesë Isa Beun në Shkup morën diplomat për përfundimin e shkollës së mesme. Por atyre ju mohohet e drejta për regjistrim në universitetet publike, pasi kjo shkollë e mesme islame, me vendim të misnitrisë së arsimit vazhdon të mbetet jashtë listës së shkollave të mesme publike në vend. Kryetari I Bashkësisë Islame Shaqir Fetahu, kërkon që edhe medreseja Isa Beiu të ketë status të njejtë me të gjitha shkollat e mesme në vend. 
 
“Në bëjmë çmos që medreseja Isa Beu ta ketë pozicionin e saj si të gjitha shkollat tjera. Ne e bëjmë përpjekjen tonë me gjithë factorët  edhe politik edhe juridik, edhe pse i kemi të gjitha kushtet  edhe më të mira se të gjitha shkollat tjera  edhe më tutje faktor të ndryshme, nuk goxojnë që ta përfundojnë procesin  e medreses Isa Beut  që studentët  tona  të jenë nëpër univerzitetet të ndryshme. Unë jamë i bindur se kjo ceshtje patjetër  të përfundojë  sepse kjjo medrese kësaj shgoqërie I ka dhënë ulema islam, ministra e zvministra  i ka dhënë sekretar të niveleve të larta shtetrore u ka dhënë ispektor republikan  të sferave të ndryshme. Kjo medresae është thell e ngulitur  në funksione të ndryshme të shoqërisë sonë  andaj kthim mbrapa nuk do të ketë. Ne vazhdojmë procesin  që kjo medrese të jetë  ajo që duhet të ejtë e barbartë me të gjitha shkollat tjera.”, tha Shaqir Ef. Fetahu, Reis Ulemaja i Bashkësisë Fetare Islame.
 
Akreditimi i Medresesë Isa Beu që ndodhet në Kondovë të Shkupit, është një problem i kamotshëm me të cilin ballafaqohet Bashkësia Fetare Islame, përkatësisht ai daton që nga themelimi i Medresesë në vitin 1984.
 
REJHANE BUSHI METAJ