Ekonomi
Guvernatorja e RMV-së: Stabiliteti i çmimeve qëllim bazë
06.07.2021 13:59
Banka Qëndrore do ti ndërmarrë të gjitha masat për të ruajtur stabilitetin e çmimeve...

Banka Qëndrore do ti ndërmarrë të gjitha masat për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, siguron guvernerja Anita Angelovska-Bezhoska.Ajo thot se janë duke i ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet rreth inflacionit dhe nëse është e nevojshme do të reagojnë në mënyrë adekuate.
“Stabiliteti i çmimeve është qëllimi jonë bazë, me vëmendje i ndjekim të gjitha zhvillimet dhe nëse ka nevojë për të reaguar dhe për të siguruar stabilitet të çmimeve nuk duhet të keni asnjë lloj dileme se Banka Qëndrore do ti ndërmer të gjitha masat e nevojshme. E dini se ne jemi një ekonomi e vogël e hapur, dhe rritja e cmimeve të produkteve primare në bursat botërore para se gjithash të energjisë po ndikon në rritjen e çmimeve. Sipas institucionve ndërkombëtare pritet që kjo rritje e inflacionit këtë vit do të stabilizohet dhe vitin e ardhshëm infalcioni pritet të jetë më i moderuar gjegjesisth më i ulët se këtë vit.”, tha Anita Angelovska Bezhovska, Guvernere e Bankës Popullore.
Guvernatori kroat: Rritja e çmimeve e përkohëshme
Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kroacisë Boris Vujqiq, tha se se kjo rritje e çmimeve është e përkohshme dhe nuk do të vazhdon më tutje, ndërsa bëri thirrje që të ndiqet me vëmendje infalcioni në periudhën e ardhshme.
“Në Maqedoni nuk po ndodh asgje tjetër nga ajo që po ndodh në të gjithë botën. Ajo që pritet tani është se inflacioni do të jetë I përkohshëm dhe nuk do të vazhdon që të kemi rritje të pritshmërive të inflacionit. Por duhet të jemi të vëmendshëm dhe ti shohim të dhënat në kuartalin e tretë dhe të katërt të cilat do të tregojnë se a ka qenë kjo një shok i përkoshëm të cilën e kemi pritur.”, tha Boris Vujqiq, Guvernatori i Bankës Qëndrore të Kroacisë.
Këto komentë të dy guvernerët i bënë me rastin e nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimin midis dy bankave qendrore të Maqedonisë së Veriut dhe Kroacisë.
GAZMEND KURTISHI
