Maqedoni

Von der Leyen nga Parlamenti Evropian: RMV dhe Shqipëria të fillojnë bisedimet

06.07.2021 14:41

Kryetarja e Komisionit Evropain Ursula Von der Leyen shpreson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria...

Kryetarja e Komisionit Evropain Ursula Von der Leyen shpreson se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do t’i fillojnë bisedimet me BE-në në këto gjashtë muaj, repektivisht në periudhën e presidencës sllovene me BE-në. Përpara eurodeputetëve numri një i ekzekeutivit të BE-së tha se politika  e zgjerimit duhet të jetë në vëmendje sepse nga kjo varet besimi ndaj institucioneve të BE-së.
 
“Jam e sigurt se samiti për Ballkanin Perëndimor do të dërgojë sinjal të sigurt për shtetet e interesuara sepse ata janë partner strategjik për BE-në, dhe shpresoj se presidenca sllovene do të mundet të jep dritë jeshile për procedurat me RMV-në dhe Shqiëprinë. Kjo është edhe interes i yni sepse është çështje kredibiliteti. Në BE kemi dhënë premtim dhe premtimi duhet mbajtur.”, tha Ursula Von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian
 
Jansha: Perspektiva evropjane e Ballkanit prioritet
 
Prespektiva evropjane e Ballkanit Perëndimor duhet të vazhdojë tha kryeministri slloven Janes Jansha, duke siguar se vendi i tij  do të mundohet të reflektojë për priroitetet e presidencës sllovene.
 
“Qëllimi ynë është që të vërtetohet prespektiva evropiane e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Hapi përpara i zgjerimin me vendet e rajonit duhet të bëhet që të mos i lihet hapsira lojtarëve të tretë. Kjo prespektivë duhet të jetë reale, e prekshme, që të mundet gjenerata të besojë se do të relizohet.”, tha Janes Jansha, kryeministër i Sllovenisë.
 
Sllovenia në kuadër të kryesimit e BE-në do të vazhdojë të mbështes kërkesat për plotësimin e kushteve ndaj vendeve aspirante, siç janë, sundimi i ligjit, lufta kundër korupsionit, liria e mediave dhe elementet tjera që nevojiten për një shoqëri demokratike.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU