Maqedoni
Organizatorët e dhunës në Kuvend, fjala përfundimtare e mbrojtjes, së të akuzuarve
06.07.2021 15:01
Në fjalët përfundimtare të mbrojtjes për "Organizatorët e dhunës në Kuvned" avokati Elenko Millanov....

Në fjalët përfundimtare të mbrojtjes për "Organizatorët e dhunës në Kuvned" avokati Elenko Millanov thekson se i akuzuari i parë Trajko Veljanovski seansën kuvendore e ka udhëhequr në bazë të rregullores së Kuvendit. SMS porositë të cilat prokuroria i quan komunikim intenziv, nuk ka as një fjalë për atë se çfar po ndodh apo çfar është dashur të ndodhë në Kuvend. Më 27 prill, sipas Millanov të akuzuarit kanë këmbyer porosi për mbukqyrje inspektoriale të një profesori dhe jo për dhunë.Millanov thekson se as në aktakuzë nuk qëndrëon se dikush ka dashur të krijojë rend të ri kushtetues e as që është krijuar pas 27 prillit.
“Zotëri Trajko Veljanovski, aspak nuk ka pasur komunikim me të akuzuarin Vlladimir Atanasovski dhe me të pakapshmin Nikolla Boshkoviskin. Në të gjithë këtë periudhë të akuzës atë që si porosi dhe gjykqtq patët mundësi të shihni dhe u shpalosën janë 30 mijë porosi të nxjerra nga tel i Trajko Veljanovskit. Aty nuk kishte as një komunikim me ato që ka bërë plan të tillë për një kualifikim të rëndë juridik. Kur veçmë jemi këtu, se Vlladimir Atanasovski dhe Nikolla Boshkovski kanë pasur komunikim me Veljanovskin, nuk dëgjuat nga as një dëshmitarë i prokurorisë.”, tha Elenko Millanov, Avokat mbrojtës.
Edhe i akuzuari Trajko Veljanovski ,para trupit gjykues ka mohuar të kenë pregaditur plan që të rrezikojë rendin kushtetues, duke shtuar se prokuroria me asgjë nuk arriti të dëshmojë se ai ka marrë pjëse në ndonjë planifikim të rastit.
“As nuk e kam ditur e as që e kam planifikuar që të rrezikoj rëndin kushtetues por që gjtihë kohës kam qenë i përkushtuar të mbarojë seanca konstitutive. I ndërmora të gjitha procedurat e rregullores për mbarimin e seancës dhe për atë ka dëshmi matëriale. Dëshmitarët në mesin e të cilëve edhe kryeministri aktual Zoran Zaev tha se nuk vlerëson se unë jam organizator I këtyre ngjarjeve.”, tha Trajko Veljanovski, i akuzuar.
Gjykimin për këtë rastë e udhëheq gjykatësi Ilija Trpkov ndërsa gjykimi është në stadiumin e fjalëve përfundimtare.
FLORIJE BELULI KAMBERI
