Efeket e krizës së Covid19, ulet eksproti në industrinë e tekstilit
Gjatë vitit të kaluar për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid 19....

Gjatë vitit të kaluar për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid 19, industria e tekstilit kishte më shumë import sesa eksport.
Pagat në industrinë e tekstilit po rriten ndjeshëm, por edhe papunësia po rritet në mënyrë drastike, madje për 128 përqind gjatë vitit të kaluar, tregojnë të dhënat e fundit që shpalosi shoqata për Hulumtime dhe Analiza.
“Një pjesë e analizës ishte edhe tregu i punës dhe mbështeja financiare në industrinë e tekstilit. Këtu realisht zbuluam se pagat në industrinë e tekstilit po rriten ndjeshëm, por gjithashtu edhe papunësia po rritet në mënyrë jonormale, madje për 128 përqind gjatë vitit të kaluar. Ata që janë më pak të paguar në industrinë e tekstilit lënë vendin e tyre të punës dhe kjo në fund të ditës çon në një rritje të pagave në industrinë e tekstilit” – tha Viktor Stojkoski, hulumtues shoqata për hulumtime dhe analiza.
“Ne si shoqaë kemi sigurar ndihmë juridike për punëtort e industries së tekstlilit në pjesën e urdhëresave të Qeverisë dhe mendoj që kemi pasur shumë shkelje të të drejatave të punëtorve, keqpërodrim të madh të mjeteve shtetore” – deklaroi Kristina Ampeva nga Shoqata “Glasen Tekstilec”
Nga inspektorati shtetëror I punës thane se aneksat për shkelje të të drejatve të punëtorëve paraqiten nga vetë punëtorët që në të shumtën e rasteve janë palë e dëmtuar.
“Në të shumtën e rasteve punëtorët i paraqesin ankesat në pjesën e mos pagesës së pagave bazuar në pagën minimaël që e parasheh ligji për page minimale, mois pagesë të shteasve të pages, mos pagesë të regresit për pushim vjetor dhe shkëputje të kontratave pa vullentin e punëtorit” – tha Kryetarja e Inspektoratit shtetëror të punës, Jovana Trençevska.
Këto komente u bënë gjatë panel diskutimit me temë "Sfidat e industrisë së tekstilit para dhe pas krizës me KOVID-19" të organizuar nga shoqata për Hulumtime dhe Analiza dhe fondacioni Shoqëri e Hapur. (Zekirja Mexhiti, TVM2)
