Maqedoni

VMRO DPMNE kërkon unitet për propozim Rezolutën

06.07.2021 15:30

Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, në takime të ndara, u ka prezantuar propozim Rezolutën e saj...

Grupi parlamentar i VMRO DPMNE-së, në takime të ndara, u ka prezantuar propozim Rezolutën e saj, grupit parlamentar të BDI-së, atij të koalicionit ASh-Alternativa, deputetëve të partisë E Majta dhe Lëvizjes Besa. Sipas koordinatorit të VMRO DPMNE-së, Nikolla Miceski rezoluta për eurointegrime dhe konteste të imponuara dypalëshe ka për qëllim që të ndërtojë qëndrim të unifikuar shtetëror për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë duke mbrojtur interesat shtetërore dhe identitetin maqedonas.
 
“Është positive që të gjithë kishin disponim për bisedime rreth kësaj resolute në bazë të së cilës do të ndërtohet qëndrim nacional dhe strategji. Morën detyrimin që në ditët në vijim të konsultohen me partitë politike dhe në afat të afërt të marrim përgjigje që të mund ta propozojmë dhe ta miratojmë në Kuvend.”, tha Nikolla Micevski, koordinator i GP të VMRO DPMNE-së.
 
BDI-ASH-AA, të rezervuara. integrimi, prioritet
 
BDI konsideron se integrimi i vendit është prioritet i padiskutueshëm ndërsa çështjet identitare nuk janë çështje për marrëveshje politike. Ndajnë bindjen se teksti duhet të harmonizohet bashkarisht ndërsa opozita të përkrah heq dorë nga obstruksionet dhe të përkrah reformat.
 
“BDI Konsideron se identiteti shtetëror, kombëtar, gjuhësor, kulturor, nuk është çësghtje për diskutim dhe nuk është çështje për marrëveshje politike. Rrjedhimisht vlerësojmë se është i nevojshëm harmonizim i tekstit të rezolutës me të gjitha partitë parlamentare dhe të sigurohemi që kjo nuk e dëmton hapërimin tonë në drejtim të BE-së.”, tha Arbër Ademi, koordinator i GP të BDI-së.
 
Edhe opozita shqiptare konsideron se procesi eurointegrues në asnjë rast dhe në asnjë formë nuk duhet ndërprerë. Kërkon nga Qeveria të mbajë marrëdhënie të mira me fqinjët dhe zbatojë reformat, ndërkaq sa i përket rezolutës do të dalë me qëndrim pasi ta shqyrtojë atë.
 
“Do referoj te organet partiake dhe të koalicionit që të marrim qëndrim në lidhje me këtë. Gjë që është e rëndësishme për ne si parti dhe si koalicion është që proceset integruese nuk duhet të kenë ndërprerje. Për ne është me rëndësi që të kemi marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti me shtetet fqinje, rrjedhimisht edhe Republikën e Bullgarisë.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së.
      
Në pr/Rezolutën e VMRO-DPMNE-së ndër të tjera thuhet: “Të respektohen pa rezervë gjetjet e shkencave shoqërore, humane dhe kulturore maqedonase në lidhje me autoktoninë e popullit maqedonas dhe vazhdimësinë e tij historike, gjuhësore, kulturore dhe religjioze.”
 
SHPËTIM NUREDINI