Botë
Sulm me bombë ndaj rezidencës së ambasadorit iranian në Sanë
03.12.2014 09:59
Të paktën dy persona e humbën jetën sot në një shpërthim të fuqishëm të bombës në afërsi të rezidencës së ambasadorit iranian në kryeqytetin jemenas, Sanë...

Dy viktimat janë anëtarë të shërbimit për sigurim në rezidencën e ambasadorit.
Fati i ambasadorit ende nuk dihet.
Një pjesë e objekteve në afërsi të rezidencës janë dëmtuar shumë nga shpërthimi i fuqishëm, lajmërojnë mediat amerikane./MIA
