Kumanovë, imunizimi i qytetarëve pa ndërprerje

06.07.2021 16:20

Procesi i imunizimit masiv të qytetarëve....

Procesi i imunizimit masiv të qytetarëve me vaksinat anti Covid-19, në rajonin verilindor planor me seli në Kumanovë, po rrjedh pa ndërprerje dhe pa pengesa. Përveç qytetarëve vaksinimi po kryhet edhe në formë të organizuar tek të  punësuarit si në institucione të ndryshme shtetërore poashtu edhe ata nga sektori privat.

Procesi i vaksinimit  kolektiv po rrjedh edhe tek mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme të rajonit të Kumanovës.

“Kemi vaksinuar personelin e 24 shkollave të mesme e fillore të rajonit të Kumanovës,gjithashtu në grupin e personave me prioritet për vaksinim, ISHP “Shtëpia e Shëndetit” Kumanovë,ka parpaprë Komunën e Kumanovës, Likovës, pastaj personelin e EVN, Teatrit të Kumanovës, DAP, etj”, - tha Koordinatori në pikën e vaksinimit në Kumanovë, Valdrin Miftari.

Abdulla Muadini, ndihmës drejtor në Shkollën e mesme Komunale Gjimnazi “Sami Frashëri” në Kumanovë, thotë për TVM2 se pjesa dërrmuese e stafit pedakogjik si dhe stafi teknik i shkollës janë vaksinuar kohë më parë, mirëpo objekti i shkollës nuk është që ti plotëson kushtet për fillimin e procesit mësimorë me presence fizike, pasiqë i njejti ka vetëm një hyrje-dalje.           

“Janë vaksinuar diku mbi 95% e stafit punonjës, kjo tregon se ne jemi të gatshëm për fillimin e procesit edukativo arsimorë me prani fizike, në përjashtim të disa kushteve ose protokolleve që i kërkon MSH. Problem kryesorë në këtë objekt është se në këtë objekt kemi vetëm një hyrje-dalje, nga ku duhet të hyjnë dhe dalin nxënësit dhe profesorët”, u shpreh Ndihmës Drejtori në SHMK, Gjimnazi, “Sami Frashëri” në Kumanovë, Abdullah Muadini.

Deri më tani në rajonin e Kumanovës dozën e parë të vaksinës e kanë marrë  21.000 qytetarë, kurse të dyja dozat e vaksinës i kanë marr  15.500 qytetarë. (Fatlum Aqifi, TVM2)