Interpelanca e VMRO-së ndaj Xhaferit, Iseni: Interpelanca kundër gjuhës shqipe
Interpelanca ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi....

Interpelanca ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi e inicuar nga VMRO-DPMNE-ja, praktikisht është interpelancë ndaj gjuhës shqipe.
Kështu vlerson për TVM2 politologu, Xhenur Iseni i cili është i bindur se nëse Xhaferi do të kishte mbajtur fjalim në cilën do gjuhë tjetër, interpelanca as që do të kishte ardh në shprehje.
Këto veprime në fakt tregojn se sa VMRO ka reteruar nga etnonacionalizimi dhe albanofobia si mendësi e qeverisjes së tyre por edhe se si ata e shohin shtetin thot Iseni.
“Kjo nuk ishte interpelanc ndaj kryeparlamentarit Xhaferi, por kjo është interpelanc kundër gjuhës shqipe dhe ajo që është apsurde është se pikërisht kur ata inicojn interpelanc ndaj Xhaferit, e krijojn një rezolut për ta mbrojtur gjuhën e vetë që ia konteston një fqinj, konkretisht Bullgaria. Ndërsa gjuhën maqedonase asnjëherë nuk e kanë kontestuar shqiptarët. Xhaferi edhe sikur te kishte fol, anglisht, serbisht ose cilen do gjuhë tjetër sot nuk do të kishte interpelanc, interpelanca është vetëm pse është fol shqip” – tha politologu Xhenur Iseni.
Iseni: Interpelaca dëshmi se shqipja nuk është zyrtare
Sipas politologut, Iseni, kjo interpelanc demaskon edhe pretendimet e politikanëve se gjuha shqipe është zyrtare, kur në fakt është vetëm për një pjesë të teritorit edhe atë vetëm për përdorim të brendshëm.
Kjo sipas tij le të kuptohet se shqipja, juridikisht nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase.
”Kjo interpelancë i demaskon pretendimet e politikanëve shqiptar që thonë se gjuha shqipe është zyrtare në RMV gjë që nuk është ashtu” – u shpreh Iseni. Partia e Mickoskit sipas Isenit të gjitha hapat që i ndërrmer i bën me shpresën që do të fitoj pikë politike pasi që zgjedhjet lokale po afrohen dhe Mickoskit po i rrezikohet karrigja në Pallatin e Bardhë. (Sanije Kasami, TVM2)
