Maqedoni

Komisioni për Financa dhe Buxhet, shqyrtohet ulja e TVSh-së për energjinë elektrike

06.07.2021 17:41

Komisioni për Financa dhe Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin amendamenteve ndaj propozim- ndryshimit...

Komisioni për Financa dhe Buxhet ka vazhduar me shqyrtimin amendamenteve ndaj propozim- ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për tatim mbi vlerën e shtuar. Nga ASh kërkuan që ulja e TVSh-së për energjinë elektrike përveç ekonomive familjare të vlejë edhe për bizneset. Sipas tyre ulja e TVSh-së nuk ka dobi me rritjen e çmimit të energjisë.
 
“Nuk besoj që nuk ka dikush që nuk e din që çdo rritje e çfardo lloj shpenzimi të prodhimtarisë e në këtërast të energjisë elektrike do të ketë impakt të drejtpërdrejtë mbi çmimet apo koston e prodhimtarisë të atyre subjekteve ekonomike, qoftë të ofrimit të produkteve apo shërbimeve varësisht nga veprimtaria e tyre.Kjo rritje e kostos së prodhimtarisë së tyre do të ketë impakt  mbi çmimet finale të cilat do të duhet t’i paguajë konsumatori i fundit ja pse kërkojmë mbështetje për biznesin për shkak se në njërën apo tjetrën formë pra konsumatori i fundit pra qytetari është ai që paguan koston”, u shpreh Ilie Dauti nga ASh-AAA.
 
Por shumica refuzoi amendamentin me arsyetimin se subjektet juridike janë të kyçura drejtpërdrejt në shitblerjen e energjisë prandaj sipas tyre ulja e TVSh-së ka të bëjë vetëm për ekonomitë familjare.
 
“Shpenzuesit e tjerë energjinë elektike e sigurojnë në tregun e lirë të liberalizuar dhe ata në mënyrë të drejtpërdrejtë dijalogojnë shitësit e energjisë elekrike dhe në mënyrë direkte kontraktojnë çmimin e energjisë elektrike. Të gjitha ata subjekte juridike kanë të drejtën e kthimit të TVSH-së për këtë arsye ky amendament nuk pranohet”, theksoi zv/ministri i Financave Dimitar Kovaçevski.
 
Nga VMRO-DPMNE thonë se ky problem nuk do të zgjdhet në tërësi por vëtm për një vit. Me kthimin e tatimit pas një viti nga pesë në dhjtë përqind mund të hapet spiralja e inflacionit thonë nga kjo parti.
 
NAIM RAMADANI