Maqedoni

Interpelanca ndaj Xhaferit: Partitë shqiptare kundër, VMRO në pritje të seancës

06.07.2021 18:04

Partitë shqiptare kundërshtojnë interpelancën e ngritur nga VMRO – DPMNE-së dhe E Majta...

Partitë shqiptare kundërshtojnë interpelancën e ngritur nga VMRO – DPMNE-së dhe E Majta për kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Nga BDI pyesin se a do të ngritej interpelancë nëse Xhaferi në bruksel fliste në gjuhën angleze. Sipas integristëve opozita maqedonase me ngritjen e interpelnacës dëshiron përfitimin e poenave ditore politike.
 
“Të gjitha partitë politike parlamentare ndjehen të nderuar nga përfaqësimi I kuvendit brenda dhe jashtë vendit që e bën kryetari Talat Xhaferi. Se kuvendi i Maqedonisë së Veriut është shembull, I cili ndiqet edhe nga kuvendet e rajonit, ne nuk e themi këtë, po e thonë të tjerët, kështuqë mendojs e kjo interpelancë është në funksion të politikës ditore“, u shpreh Arbër Xhaferi nga BDI.
 
Aleanca për Shqiptarët interpelancën e konsideron si të pakuptimtë dhe s’do ta mbështesin të njëjtën edhe pse kanë shumë vërejtje ndaj punës së kryetarit të parlamentit. 
 
“Në asnjë mënyrë ne nuk do të përkrahim interpelancën me arsyetimin në fjalë për kryetarin e parlamentit zoti Talat Xhaferi. Jo se jemi të kënaqur me punën e atij, porn ë fakt ne kemi vërejtje krejtsisht të kundërta që për 180 shkallë dallojnë prej vërejtjeve që kanë dhënë VMRO  dhe E Majta, vetëm që nuk mbajnë”, theksoi Halil Snopçe nga ASh.
 
Nga VMRO – DPMNE s’heqin dorë nga interpelanca e ngritur dhe presin caktimin e seancës.
 
“Sot kishim kordinim në të cilën biseduam për aktivitetet vijuese. Interpelanca është dërguar nga ne dhe presim që në përputhje me afatet të na kthejnë përgjigje se deri ku është puna me interpelancën kundër kryetarit Talat Xhaferi”, theksoi kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski. 
 
Mësohet se edhe deputetët e LSDM – së s’do të mbështesin interpelancën kundër kryeparlamentarit për pretendimet se ka shkelur kushtetutën përderisa në paralmentin europian është shprehur në gjuhën shqipe.
 
MERAL ISMAILI