Maqedoni

Kovid 19: 16 raste pozitive 4 të shëruar asnjë i vdekur

06.07.2021 18:27

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjsitruar edhe 16 raste pozitive me kovid 19 nga 2873 të testuar...

Sipas qyeteve 4 nga të infektuarit janë nga Tetova, Në Shkup dhe Strumicë nga 3, Kumanovë-2, si dhe nga një në Prilep, Ohër, Strugë dhe Gostivar.
 
Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndtësore gjatë 24 orëve të kalaura janë regjistruar edhe 4 të shëruar, ndërsa nuk ka pasur asnjë humbje jete. 
 
Aktualisht në vend ka edhe 142 raste aktive, apo për 12 më shum se një dit më parë kur kishim 130 raste aktive.
 
Numri më i madh i rasteve pozitive janë në Shkup 55, pason Tetova me 18, Kërçova 14, Kumanova 11, Ohri me 10 raste dhe qytetet tjera me më pak se 10 raste.
 
Derisa në 18 komuna të vendit nuk ka asnjë rast me kovid 19.