Maqedoni

Tetovë: Prej dy javësh asnjë kovid pacient në spital

06.07.2021 18:50

Në dy javët e fundit nuk ka pacient me Covid 19 të hospitalizuar në Covid Qendrën në Tetovë...

Mjeku Gëzim Nuredini thot se repartet në spitalin e Tetovës që ishin në dispozicion të Covid qendres do të kthehen punës normale. Ai kërkon nga qytetarët që të kenë përsëri kujdes dhe te rujan shëndetin e tyre.
 
“Per fatë të mir afër dy jave nuk kemi pacient të hospitalizuar me Covid në Tetovë. Në ambulant nuk kemi pacient.  Ndërkohë, pjesa e lir e ambulantaës që i kishte obligimet si Covid qendër,tani për tani,ato janë planifikuar që ty kryejn obligimet e tyre”, u shpreh njeku nga Covid Qendra në Tetovë, Gëzim Nuredini.
 
Ndërkohë në Qendrën Rajonale për Vaksinim në Tetovë po vijon intenzivisht me ciklin e dytë të vaksnimit masiv, deri më tani, siç thonë autoritetet, është kaluar objektivi i këtij punkti  dhe janë vaksinuar mbi  30 mijë përsona. Ndërkaq janë caktuar edhe 12 mijë termine të reja për vaksinime.
 
Paralelisht po zhvillohet dhe cikli i vaksinimit të personelit në institucione, arsimore, biznis sektorit dhe intitucioneve religjioze.
 
VISAR SADIKI