Botë

Dy fëmijë humbën jetën gjatë ndeshjes së dy autobusëve shkollor në SHBA

03.12.2014 10:04

Dy fëmijë dhe një person i moshuar humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar në autostradën në Tenesi...

Dy fëmijë dhe një person i moshuar humbën jetën, ndërsa 23 janë lënduar në autostradën në Tenesi në ndeshje të dy autobusëve, prej të cilëve njëri ka transportuar fëmijë të shkollës së mesme, ndërsa tjetri të shkollës fillore.
 
Policia tani për tani nuk kumtoi për shkakun e fatkeqësisë, në të cilën njëri autobus është përmbysur.
 
Nga 23 personat e lënduar, tre janë në gjendje kritike dhe janë hospitalizuar në Qendrën mjekësore në Tenesi.
 
Sipas zëdhënëses së Spitalit të fëmijëve në Tenesi, 20 fëmijë janë me lëndime, por nuk janë në gjendje kritike./MIA