Maqedoni

Parashikimi i motit

07.07.2021 09:03

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të nxehtë me diell. Pasdite në disa vende do të ketë rritje të vranësirave.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri 21, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 32 deri 39 gradë. Indeksi UV do të jetë 9.
 
Në Shkup, mot me diell dhe i ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në 19, ndërsa ajo e ditës do të shkojë deri 37 gradë.
 
Deri të premten moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me rritje të temperaturave ditore.