Botë
Xhihadistët kërcënojnë se do të rrëzojnë aeroplan udhtarësh për Krishtlindjet katolike
03.12.2014 10:13
Islamistët radikal kërcënojnë se në ditën e Krishtlindjeve katolike do të sulmojnë pesë aeroplanë të udhëtarëve...

Islamistët radikal kërcënojnë se në ditën e Krishtlindjeve katolike do të sulmojnë pesë aeroplanë të udhëtarëve, të cilët do të qarkullojnë në linjat më të rëndësishme ajrore në Evropë.
"Kemi informata se pesë aeroplanë do të jenë cak i sulmit terrorist që është planifikuar për Krishtlindje", deklaroi një funksionar anonim në aeroportin londinez.
Shërbimet e sigurisë nga vendet e BE-së i kanë kuptuar shumë seriozisht kërcënimet e xhihadistëve dhe tashmë po mendohet për vendosjen e masave më të ashpra, siç janë ndalesat për futjen e bagazhit të dorës dhe çfarëdo lloj mjeteve elektronike në aeroplanët komercial, sepse dihet se organizata terroriste Al Kaeda ka përvojë në prodhimin e mjeteve shpërthyese jometalike, të cilat mbahen të fshehura në telefona celular tabletë dhe aparte të ngjajshme.
Aksioni terrorist është kahëzuar drejt "destinacioneve kryesore evropiane", ndërsa ky pohim plotësisht merr peshë duke pasë parasysh deklaratën e kohëmëparshme të ministres britanike të Punëve të Brendshme, Tereza Mej, e cila theksoi se Britanisë ë Madhe i kanoset rreziku më i madh nga sulmet terroriste në histori.
"Gjatë debatit të fshehtë që po zhvillohet në Qeverinë britsmike nuk është arritur zgjidhje adekute. Plani më i mirë që e kanë deri më tani është ndalesa për futjen e bagazhit të dorës, por ekzistojnë shumë pengesa për realizimin e tij", theksoi një nëpunës i aeroportit.
