Maqedoni

Seancë e re gjyqësore për rastin e të dënuarve në “Lagjen e Trimave”

07.07.2021 10:05

Në Gjykatën Supreme të vendit po mbahet seancë e re për të dënuarit me burg...

Në Gjykatën Supreme të vendit po mbahet  seancë e re për të dënuarit me burg të përjetshëm në rastin e Kumanovës, apo “Lagjia e Trimave”. 
 
Seanca u caktua nga Gjykata me e lartë e vendit, pasi u dorëzuan ankesa kundër aktvendimit të cilin para dy viteve e konfirmoi Gjykata e Apelit. Seanca është publike me pranine edhe të mediave. 
 
Dënime me burg morën gjithsej 33 persona, ndërsa u liruan vetëm 4. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit, me burgim të përjetshëm ishin dënuar  Andi Krasniqi, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Zeqiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Gjykata Themelore e Shkupit gjithsej  shqiptoi 746 vjet burg pjesëtarët e grupit të Kumanovës. 
 
Procesi gjyqësor udhëhiqej për veprat penale terrorizëm dhe organizim terrorist. Sulmi i armatosur ndodhi më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 ndërsa zgjati më tepër se 20 orë. Jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë së Maqedonisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupës së armatosur.
 
Seanca e re gjyqesore pritet te mbahet edhe gjate dites se nesërme.