Maqedoni

“COVID 4”, linjë e re kreditore pa interes për kompanitë

07.07.2021 13:31

Qeveria promovoi linjën e re kreditore Covid 4 për kompanitë, në vlerë prej 10 milion euro...

Qeveria promovoi linjën e re kreditore Covid 4 për kompanitë, në vlerë prej 10 milion euro pa normë të interesit, e që do u dedikohet kompanive të cilat do të shënojnë rritje në numrin e punëtorëve, apo të të hyrave në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019. Synimi i Qeverisë vazhdonë të mbetet rritja ekonomike në një rritje mesatare prej 4,5 për qind në nivel vjetor, rritja e standartit jetësor dhe rritja e pagave në afat të mesëm prej 20 deri më 30 për qind, thonë nga ekzekutivi,  sipas të cilit,  masat po japin rezultate dhe gjendja ekonomike po stabilizohet. 
 
“Me shpalljen e linjës Covid 4, vendosen në funksion edhe 10 milion euro për subjektet private, për ato subjekte të cilat gjatë vitit të kaluar kanë pasë ule të të hyrave në minimum 30 për qind. Në masën Covid 4 , mund të aplikojnë subjektet të cilat nuk kanë shfrytëzuar mjete nga masa e parë nga pakoja e pestë, pastaj subjektet të cilat nuk kanë marrë mjete nga masa Covid 3.”, tha tha Kire Naumov, drejtor i Bankës Zhvillimore të RMV-së.
 
“Këto kredi janë të parapara në buxhet edhe atë në një shumë 615 milion denarë apo 10 milion euro. Kompanitë të cilat dëshirojnë t’i shfrytëzojnë këto kredi pa interes,  do të kenë mundësi një pjesë të tyre t’i transferojnë në grante.”, tha Fatmir Besimi, ministër i financave.
 
“Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave shkalla e papunësisë është stabile dhe është në 16 për qind. Rroga mesatare neto në muajin prill të këtij viti 28.438 denarë që është një rritje për 10,1 për qind në krahasim me muajin prill të vitit 2020.”, tha Fatmir Bytyqi, zv/kryeministër për çështje ekonomike.
 
Shuma maksimale e kredisë është 30,000 euro ndërsa minimumi 3000 euro. Afati i kthimit është deri në 42 muaj, me një grejs periudhë prej 12 muajsh.
 
FITIM KRYEZIU