Botë

KB-ja kërkon nga Izraeli të heqë dorë nga armët bërthamore

03.12.2014 10:45

Asamblea e përgjithshme e KB-ve mbrëmë miratoi rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Izraelit të heq dorë nga armët bërthamore...

Asamblea e përgjithshme e KB-ve mbrëmë miratoi rezolutë, me të cilën i bëhet thirrje Izraelit të heq dorë nga armët bërthamore dhe objektet e veta t'i vendos nën kontrollin e ndërkombëtarëve.
 
Për rezolutën, e cila u propozua nga Egjipti dhe u mbështet nga vendet tjera arabe, kanë votuar 161 vende, pesë kanë qenë kundër, ndërsa 18 të përmbajtur.
 
Në tekstin e dokumentit theksohet se Izraeli është vendi i vetëm në Lindjen e Afërt, i cili nuk e ka nënshkruar Marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore dhe për këtë shkak i bëhet thirrje "pa precedent" t'i përmbahet marrëveshjes ndërkombëtare dhe t'i vendos objektet e veta bërthamore nën kontrollin e Agjencionit ndërkombëtar për energji bërthamore (ANEB).
 
Supozohet se Izraeli posedon armë bërthamore, por Tel Avivi i hedh poshtë pohimet e tilla./MIA