Maqedoni

Presidenca sllovene me BE-në, Ruzhin: Mbetet paqartësia në procesin e zgjerimit

07.07.2021 13:57

Gjatë presidencës sllovene me Bashkimin Europian, mund të pritet lëvizje në drejtim të zgjidhjes...

Gjatë presidencës sllovene me Bashkimin Europian, mund të pritet lëvizje në drejtim të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me palën bullgare thotë ish ambasadori Nano Ruzhin për TVM 2. Por megjithatë thekson se nuk ka prognozë të saktë se çka do të ndodh,  marrë parasysh deklaratën e kryeminsitrit slloven Jansha I cili tha se jemi pro zgjerimit,  por duhet kuptuar edhe vendet që janë kundër. 
 
“Deklarata e kryeministrit Jansha është mjaft skeptike dhe mund të them se mund ta shohim në dy  aspekte: e para,  ose  dëshiron të lëshoj pragun e optimzimit dhe nëse ka suskes të thotë: ja ne ia dolëm dhe e dyta, i takon pjesës së shteteve që nuk është i disponuar për zgjerimin e BE-së me këtë pjesë të Evropës. Por mund të shpresojmë në diçka nëse Bullgaria mbetet në 5 parimet e MPJ-së bullgare dhe në anën tjetër, nëse përzihen shtetet e fuqishme Franca, Gjermania mund të presim të ndodh diçka në presidencën sllovene.”, tha Nano Ruzhin, ish ambasador.
 
Ruzhin: Jo rezoluta të reja, duhet unifikim politik
 
Partitë politike në vend të unifikojnë politikën e jashtme dhe mos shohin zgjidhje nga dokumentet e reja sepse nuk ka nevojë, sugjeron, Ruzhin. 
 
“Nuk pajtohem me rezoluta të reja, deklarata nga ana jonë sepse nuk jemi në kondicion ta bëjmë atë. Do të gjykohemi për fajtorë kryesorë do të thoja, bullgarët këtë e presin.”, tha Ruzhin.
 
Deri në fund të vitit mund të ndodh një dimension evropian brenda BE-së  në favor të shtetit tonë dhe të fillojnë bisedimet, në të kundërtën Ruzhin  shpreson më fuqishëm tek presidenca franceze  me BE-në nga janari, kur Makron merr situatën në duar dhe udhëheqësia me unionin europian të jetë më efikase. 
 
NERMINE MULAKI FEJZULLAHU