Maqedoni

Autostrada Kërçovë- Ohër, VMRO-DPMNE: 4 vjet në vend, Qeveria projekton shpenzime të reja

07.07.2021 14:16

VMRO DPMNE akuzon se asnjë kilometër punim nuk ka lëvizur në autostradën Kërçovë – Ohër...

VMRO DPMNE akuzon se asnjë kilometër punim nuk ka lëvizur në autostradën Kërçovë – Ohër që nisit të ndërohet në vitin 2014, me një gjatësi prej 57 km. Pothuajse gjysma e këtyre kilometrave ishin përfunduar në 2017 kur LSDM erdhi në pushtet, e që atëherë qeveria punon vetëm për të krijuar aneks marrëveshje e për të zgjatur afatet, akuzon opozita. Skandali më i madh sipas tyre, është marrëveshja prej 8 milion eurosh për firmën mbikqyrëse të ndërtimeve. Cilat ndërtime do mbikqyren kur në terren nuk lëviz asnjë lopatë, ku shkojnë ato para - pyet opozita. 

“Përfundimi i në kohë i punimeve në Autostradë, do të thotë më pak harxhime  për buxhetin e vendit.  Sa për ilustrim: para 15 ditësh ndërmarrja Publike DP, kontraktoi  marrëveshje vetëm për mbikqyrje të punimeve  në autostradën Kërçovë-Ohër, në vlerë mbi 8 milion euro. Mikqyrje ndaj jopunës nuk ekziston. Firmat  fituese e këtij tenderi në praktikë nuk do të kenë se cfarë të mbikqyrin, thënë më mire nuk do të kenë as mundësi të mbikqyrjes meqë mungon lokacioni I saktë I punimeve. Nëse Autostrada do të kishte përfunduar me punimet në kohë, mjetet nga buxheti  do të mund të rialokoheshin për projekte të tjera  në interes të qytetarëve. Nuk ka as plan e as strategji, LSDM ka vetëm dëshirë  për pushtet komod. LSDM arriti që ta dyfishojë cmimin e Autostradës  pa asnjë progres të bërë në terren. Gjaësia e Autostradës  normalisht mbeti e njejtë. 4 vitet në vend me punë dhe me autostradë të përfunduar,  I kaloi me ankesa për vështirësi në mbarëvajtjen e punimeve në këtë project. Ato janë vetëm arsyetime, duke kërkuar alibi të reja për të mbuluar paaftësinë e tyre.”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.