Maqedoni

Strugë, asnje pacient Covid në spital, vazhdon vaksinimi

07.07.2021 14:57

Situata me pandeminë në spitalin e Strugës është stabilizuar...

Situata me pandeminë në spitalin e Strugës është stabilizuar, spitali modular është bosh dhe momentalisht nuk ka asnjë të infektuar me Covid 19. Pacienti i fundit që ka qenë i shtruar në spital, është lëshuar me 20 qershor dhe prej atëherë nuk ka pasur pacientë të ri pozitiv me Covid 19. 

“Për momentin potenciali kadrovik është kthy në normalitet, i janë kthy funksionimit e cila ka ekzistu dhe ka qenë i mirfilltë para pademisë. Nga ana tjetër specializantët janë kthy në punët e tyre.”, tha Armend Arsllani, drejtor i spitalit te Strugës.
 
Edhe vaksinimi ka vazhduar pa ndërprerë. Një njërën pikë bëhet vaksinimi me dozën e parë ndërsa në pikën tjetër rivaksinimi. Është duke u përgatitur edhe një pikë e tretë për vaksinim masiv. Nga spitali apelojnë  qytetarët që të paraqiten. 
 
“Apeli është që të vaksinohen sa më shumë qytetarët tonë pasi në këtë menyrë ne do ta armotizojmë edhe një valë të re e cila mund të na vijë nga lloji indian i virusit.”, tha Armend Arsllani, drejtor i spitalit.
 
Deri më tani në pikën për vaksinim në Strugë janë vaksinuar 7000 qytetarë ndërsa dozën e dytë e kanë pranuar 4500 qytetarë.
 
ILMIE ZHAKU