Debati për rishikimin e buxhetit 2021, Georgievska: Buxhet zhvillimor dhe efikas

07.07.2021 15:34

Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me kundërshtimet në Komisionin parlamentar....

Pushteti dhe opozita kanë vazhduar me kundërshtimet në Komisionin parlamentar për financa dhe Buxhet lidhur me rishikmimin e buxhetit për vitin 2021.

Për propozuesin, buxheti është zhvillmorë me më shumë para për të stabilizuar ekonominë dhe në favor të qytetarëve.

“Ribalanci i buxhetit është për mbështetjen e zhvillimit dhe rritjen e ekonomisë me fokus në investimet kapitale të cilat do të kenë një rol të rëndësishëm në intensifikimin dhe stimulimin e ekonomisë. Janë sigurar në mënyrë të rregullt pagat, pensionet, subvencionet për bujqësinë si dhe e rregullt është mbështetja për kategoritë e prekura. Projekcionet e qeverisë për rritjen e ekonomisë mbeten në 4.1 përqind” – tha Marija Georgievska.

Debati për rishikimin e buxhetit 2021, Llazovska: Buxhet për fushatë parazgjedhore

Por për opozitën maqedonase, ribalanci është manipulues dhe në dëm të qytetarëve me efekte negative për ekonominë dhe me më shumë para për fushatë parazgjedhore e punësime partiake.

“Qytetarët e kanë të qartë, e gjithë kjo është për ryshfet prazgjedhorë, bëheni gati për zgjedhje dhe të gjitha mjetet financiare do t’i orientoni në atë drejtim. Borxhi publik për momentin është 7.1 miliardë euro apo 63% nga BPV. Asnjëherë për këto 30 vite pavarësi shteti nuk ka qenë kaq shum në borxh dhe nuk mbahet llogari se ku do të arrijë ky borxh” – u shpreh Bllagica Laskova nga VMRO-DPMNE.

Me ribalancin e buxhetit, të ardhurat janë projektuar prej 4.7 për qind më të larta se Buxheti fillestar për vitin 2021, shpenzimet janë planifikuar për 8.6 për qind më shumë se buxheti fillestar ndërsa deficiti është parasikuar 6.5 për qind nga BPV-së. Debati për rishikimin e buxhetit, konformë Rregullores së Kuvendit mund të zgjasë më së shumti 10 ditë. (Naim Ramadani, TVM2)