Maqedoni

Interpelanca kundër Xhaferit, LSDM: Xhaferi menaxhon me sukses kuvendin

07.07.2021 15:43

LSDM doli në mbrojtje të kryeparlamentarit Talat Xhaferi....

LSDM doli në mbrojtje të kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Social demokratët s’do mbështesin interpelancën kundër tij, pasi konsiderojnë se Xhaferi ka menaxhuar me sukses institucionin ligjdhënës si dhe arsyeja tjetër mos respektimi I emrit kushtetues të vendit në interpelancën e ngritur.
 
“LSDM s’do ta mbështesë interpelancën kundër kryeparlamentarit Talat Xhaferi për disa arsye, një nga arsyet është se interpelanca është jo kushtetuese, në dokumentacion nuk shfrytëzohet emri kushtetues I shtetit, dhe arsyeja tjetër është se LSDM konsideron se në periudhë të krizës dhe në përgjithësi, kryeparlamentari Talat Xhaferi tregoi performacë të jashtzakonshme në drejtimin e kuvendit.”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM–së.
 
Kundër interplenacës së VMRO – DPMNE – së dhe së Majtës dolën edhe partitë shqiptare në pushtet dhe opozitë. 
 
VMRO-DPMNE: Nuk do dështojë, Xhaferi shkeli kushtetutën
 
Por deputetët e VMRO – DPMNE- së edhe përkundër mbështetjes ndaj kryeparlamentarit s’mendojnë se interpelanca mund të jetë e dështuar.
 
“Unë mendoj se është mirë që të flasim dhe debatojmë si deputetë për sjelljen e përgjithshme të kryeparlamentarit që përfshin shkelje të shpeshta të kushtetutës, ligjeve dhe rregullores. Në fund, të gjithë do ta ndjekim votimin, numrat do të tregojnë se a ka mbështetje apo jo për ndërrimin e tij, por mir është që edhe para opinionit, të shfrytëzohet ky institucion për thirje të përgjegjësisë së tij politike, ndërkaq debati do të tregojë se sa shpesh ka shkelur rregullat e funksionimit të kuvendit.”, tha Timço Mucunski, deputet i VMRO-DPMNE- së.
 
Opozita maqedonase kërkon llogari dhe ndërrimin e kryeparlamentari Talat Xhaferi nga detyra pasi në parlamentin europian u prononcua në gjuhën shqipe.
 
MERAL ISMAILI